Stadiumi kombëtar i paraparë të ndërtohet në Sankoc të Drenasit pritet të kushtojë 65 milionë euro. Kështu ka thënë të hënën ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime. Ai ka thënë se ndërtimi i këtij stadiumi do ta përmirësojë dukshëm gjendjen e përgjithshme të futbollit.
“Ky është një projekt me rëndësi për zhvillimin e sportit në Kosovë, marrë parasysh anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA tashmë dhe njëherazi plotësimin e standardeve dhe kritereve të parapara në organizatat ndërkombëtare të sportit. Gjithashtu, do të kontribuonte kësisoj dhe në promovimin e shtetit dhe talenteve të rinj në arenën ndërkombëtare me pjesëmarrje në garat evropiane dhe botërore”, ka thënë ministri Gashi, njoftoi MKRS-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministri Gashi po të hënën për gazetën ka thënë se MKRS-ja është në pritje të ofertës për të vazhduar negociatat me Qeverinë e Hungarisë. “Në javët që vijnë pritet ta kemi ofertën dhe të vazhdojmë negociatat”, ka thënë Gashi.
-
Stadiumi Kombëtar mbetet vetëm në letër, projekti tani vlerësohet shumë i shtrenjtë
-
Projekti për stadiumin kombëtar i kushtoi MKRS-së 1.4 milion euro
-
Gashi thotë se është herët të flitet për emrin e stadiumit, “Dardania Arena” është opsion
-
Gjashtë kompani në rrethin e ngushtë për ndërtimin e stadiumit Kombëtar të Kosovës në Drenas
-
Gashi flet për projektet e promovimit të trashëgimisë kulturore