Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi flet për projektet e promovimit të trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, ku në kuadër të Listës Prioritare për Projekte në Sektorin Social foli për projekte të sektorëve që udhëheq MKRS-ja.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Listës Prioritare të Projekteve në Sektorin Social ka të përfshira tre projekte të rëndësishme infrastrukturore sikurse ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Futbollit, Shenjëzimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Përmirësimi i infrastrukturës në Sektorin e Trashëgimisë Kulturore. Projektet e lartcekura janë pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe njëherazi prioritete të përcaktuara dhe me dokumentet tjera strategjike sektoriale”, tha ministri Gashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shtoi se ndërtimi i Stadiumit Kombëtar i cili është paraparë të ketë vlerën e 65 milion eurove, do të ndërtohet në Sankoc, Komuna e Drenasit.

“Ndërtimi i stadiumit kombëtar do ta përmirësonte dukshëm gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së sportit e në veçanti të futbollit. Ky është një projekt me rëndësi për zhvillimin e sportit në Kosovë, marrë parasysh anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA tashmë dhe njëherazi plotësimin e standardeve dhe kritereve të parapara në organizatat ndërkombëtare të sportit. Gjithashtu do të kontribuonte kësisoj dhe në promovim e shtetit dhe talentëve të rinj, në arenën ndërkombëtare me pjesëmarrje në garat Evropiane dhe Botërore”, tha Gashi.

Ndër prioritetet tjera, ai përmendi edhe ato që kanë të bëjnë me shenjëzimin e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e infrastrukturës në fushën e trashëgimisë. Projektet në fjalë do të kenë koston e 3,5 milionë euro respektivisht 16,5 milionë. Ky projekt parasheh shënjimin e aseteve të trashëgimisë që gjenden Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme dhe përmirësimin e qasjes (infrastrukturës rrugore) në asetet e Trashëgimisë Kulturore anekënd Kosovës në përputhje edhe me standardet e përcaktuara nga konventat dhe kartat ndërkombëtare.

Gashi prezantoi edhe disa projekte ku parashihen ndërtimet e muzeut arkeologjik, atij të paqes, ndërtimin e laboratorit për konservim – restaurim.

“Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, që njëherazi janë dhe objektivat kryesore të MKRS-së në këtë fushë si dhe është në përputhje me kodin etik të ICOM-it, legjislacionin dhe kriteret tjera ndërkombëtare, siç janë Konventat dhe Kartat Ndërkombëtare të ICOMOS-it dhe UNESCO-së e që kanë të bëjnë me fushën e Konservimit dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore”, përfundoi Gashi.