Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stadiumi i Cremoneses mund ta marrë emrin e Viallit

I pari qytetit të Cremonas, Gianluca Galimberti, ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të emrit të stadiumit të qytetit, në nderim të Gianluca Viallit, që vdiq të premten në moshën 58-vjeçare.

Vialli u lind në Cremona, qytetin verior të rajonit të Lombardisë, jo shumë larg Milanos.

Vialli kishte luajtur për të rinjtë e kësaj skuadre, para se të debutonte në Serie B.

Më vonë ai iu bashkua Sampdorias. Është prej emrave të mëdhenj të futbollit italian.

Artikuj të ngjashëm