Sportingu i Lisbonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Sevillas, Luis Muriel, përcjellin të mërkurën mediumet spanjolle.
Mësohet se Sportingu për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro, transmeton Koha.net.
Kolumbiani Muriel këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Sevilla dhe deri më tani ka shënuar tri gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.
Muriel 27-vjeçar, ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2022.
Artikuj të ngjashëm