Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sporti i femrave, krenari dhe amatorizëm

Pesë gola i pranoi Kosova, të mërkurën, nga futbollistet e Polonisë, në kuadër të turneut "Gold City", që po mbahet në Alanya të Turqisë.

Të premten futbollistet e përfaqësueses së Kosovës ngritën nivelin, por prapë humbën. Këtë herë 3:0 nga Rumania. Me gjithë vlerësimin për ngritjen e nivelit, Kosova ishte inferiore në fushë ndaj Rumanisë. Të paktën një përshtypje të tillë e jep rezultati prej 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, jo vetëm ndaj dy kundërshtarëve evropianë futbollistet më të mira të Kosovës janë inferiore. Ato janë inferiore edhe ndaj futbollistëve të Kosovës. Shumë gjëra bëjnë, që futbollistet të vlerësohen inferiore ndaj futbollistëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në kohën kur sukseset më të mëdha të Kosovës në sport i arrijnë femrat, në sportet kolektive, përkatësisht në futboll, basketboll e hendboll, që janë sportet kryesore në vend, femrat qëndrojnë shumë më keq se djemtë.

Femrat i kanë sukseset më të mëdha në sport falë sporteve individuale, përkatësisht xhudos dhe së fundi boksit. Në xhudo, Majlinda Kelmendi është kampione olimpike dhe bindshëm sportistja më e mirë në vend e të gjitha kohërave. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.