Spezia dhe Empoli kanë luajtur baras, 1:1, të dielën. Të dyja skuadrat këtë edicion janë duke luftuar për mbijetesë në Serie A.
Vendasit kaluan në epërsi me autogolin e shënuar nga Riccardo Marchizza në minutën e 55-të. Mysafirët barazuan po me autogol. Në portën e tij shënoi Dimitrios Nikolaou në minutën e 72-të.
Te Spezia Rey Manaj luajti 73 minuta. Te Empoli, Nedim Bajarmi u inkuadrua në minutën e 63-të, derisa në bankën rezervë ishin Samir Ujkani dhe Kristian Asllani.
Empoli pas 18 ndeshjeve ka 27 pikë, derisa Spezia ka 13 sosh.