Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spektakël golash nga City ndaj Watfordit

Foto: Reuters

Manchester City ka shënuar fitore spektakolare ndaj Watfordit.

Skuadra e Pep Guardiolës shënoi fitore prej 8 me 0, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampioni anglez vendosi rekord në Premier Ligë duke arritur të krijojë epërsi prej 5 me 0 për vetëm 18 minuta, gjë të cilën s’ka arritur ta bëjë askush në histori të Premier Ligës.

Tre gola në këtë takim i shënoi Bernardo Silva, kurse nga një gol e shënuan Aguero, Mahrez, David Silva, Otamendi e De Bruyne.

City me këtë fitore arrin në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Liverpooli. Derisa Watfordi në vendin e fundit ka mbledhur vetëm 2 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.