Një ndeshje spektakolare kanë zhvilluar Villarreali dhe Barcelona në kuadër të La Ligës.
Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 4 me 4, transmeton Koha.net.
Coutinho e Malcom shënuan dy golat e para për Barcelonën.
Villarreali përmbysi gjithçka duke shënuar katër herë radhazi.
Chukwueze, Ekambi, Iborra, e Bacca shënuan për vendasit në vazhdim.
Edhe
Barça mposhtet nga Villarreali
Por, Barcelona nuk u dorëzua duke shënuar dy herë në minutat shtesë për të marrë një pikë nga kjo ndeshje.
Messi shënoi në minutën e 90+1, kurse shifrat i barazoi Suarez në minutën e 91+4.
