Një editorial për pensionimin e Majlinda Kelmendit nga xhudoja e ka shkruar spanjolli Pedro Lasuen, drejtor për media dhe komunikim në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). Editoriali është publikuar të martën në sajtin zyrtar të IJF-së, me titullin “Mos qaj për mua Kosovë”.
Sipas Lasuenit, është vështirë të imagjinohet tatami pa Majlinda Kelmendin.
“Asaj i është bërë shtatore pa mbushur 30 vjet, pasi është më tepër se simbol i Kosovës. Majlinda Kelmendi është Kosova”, shkruan Pedro Lasuen i IJF-së.
“Është prej pak xhudisteve që kanë fituar të gjitha. Megjithatë, jo të gjitha ishin pioniere si ajo. Karriera e saj dhe trashëgimia e medaljeve u rritën si një komb i ri, sikur fati i Kosovës të varej nga fitoret e Kelmendit. Ishte më shumë se një pasaportë dhe një flamur i shfaqur përreth botës. Majlinda Kelmendi është ajo gjeneralja me gjithë vendin prapa saj. Ajo është mrekullia e trajnerit Driton Kuka dhe një burim frymëzimi për çdo grua në vend. Ajo është një modele, një shembull dhe një partnere. Suksesi i ekipit kosovar është trashëgimia e Majlindës, sepse pa të tregimi do të ishte ndryshe”, ka shkruar Pedro Lasuen.
Zyrtari i IJF-së thotë se mbetet të shihet se si Majlinda do të përshtatet në jetën e re, nëse do të ndryshojë zakonet dhe se cila do të jetë gjurma e ardhshme e saj në xhudon kosovare.
“Të garosh dhe të stërvitësh të tjerët është gjë e ndryshme. Por duke ditur se Majlinda do të jetë shumë afër, në karrigen e trajnerëve apo në tribunë, është pa dyshim gjë komode si për shokët e skuadrës ashtu edhe për ne”.
-
Kelmendi flet për barazinë gjinore të xhudos në Kosovë dhe mbarë botën
-
Majlinda Kelmendi po e gjen rrugën e saj si trajnere
-
Në IJF të gëzuar që Majlinda Kelmendi u bë trajnere e xhudos
-
18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm
-
Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe