Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja publikon formacionin për ndeshjen kundër Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique, ka publikuar formacionin e tij për ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Enrique ka vendosur për formacionin 4-3-3, por që në të nuk e ka përfshirë kapitenin Sergio Ramos.

Në portë, Enrique ka vendosur portierin Unai Simon, derisa në mbrojtje ka zgjedhur Jordi Alban, Inigo Martinezin, Eric Garcian e Marcos Llorenten. Mesfusha e Spanjës, përbëhet nga Sergio Busquets, Pedri e Koke, kurse në sulm janë Alvaro Morata që do të jetë i përkrahur nga Ferran Torresi dhe Dani Olmo.

Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, i takon Grupit B dhe nis në orën 20:45.