Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja në epërsi ndaj Italisë

Përfaqësuesja e Spanjës ka kaluar në epërsi ndaj Italisë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve që po zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Spanja e shënoi golin e epërsisë në minutën e 17-të nëpërmjet sulmuesit të krahut, Ferran Torres që realizoi pas harkimit të Mikel Oyarzabalit nga krahu i majtë.