Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja mposht Anglinë në Ligën e Kombeve

Spanja ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme kundër Anglisë.

Në ndeshjen e parë për këto kombëtare në Ligën e Kombeve, ishte Spanja që e mposhti Anglinë në shtëpi me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Rashfordit në minutën e 11, pas një pasimi të bukur nga Luke Shaw.

Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën për mrekulli duke shënuar dy herë në vazhdim të takimit.

Saul e Rodrigo shënuan golat e fitores për Spanjën në këtë përballje.