Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja merret me pasoja, Polonia nis përgatitjet

Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) i kanë dalë telashe shtesë. Duhet të caktojë vend të ri në Poloni për evropianin e juniorëve (U20) dhe të grupmoshës U-23, si dhe të konfirmojë terminin.

Por EWF si pak federata të tjera ndërkombëtare i ka qëndruar deri në fund rregullores së saj - se pa trajtim të barabartë të Kosovës nuk mund të mbahet evropiani për juniorë dhe U-23, shkruan sot Koha Ditore.

Ky evropian është dashur të mbahet prej 24 deri më 31 tetor në La Coruna të Spanjës. Por pasi shteti spanjoll, brenda afatit të dhënë nga EWF-ja, nuk ka garantuar se do të pajisë me viza anëtarët e delegacionit kosovar, Federata Evropiane ka dalë me vendim tjetër, që evropiani të organizohet në Poloni. Ka mbetur të caktohen termini dhe qyteti, ndërsa në Spanjë vendimin e kanë pranuar me dëshpërim.

Në Federatën spanjolle të peshëngritjes kanë vlerësuar se në një sport më të fuqishëm, kjo çështje do të gjente zgjidhje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm