Federata spanjolle ka konfirmuar një ndeshje miqësore të Spanjës kundër Brazilit në “Santiago Bernabeu”, në fund të marsit, për të përkrahur “anti-racizmin” në vend. Spanja ka qenë epiqendër e incidenteve të shumta racore në nivel të futbollit.
Lojtarët si Viniciues, Dani Alves, Eder Militao dhe shumë të tjerë janë fyer në baza racore. Fushata e fundit kundër racizmit ka nisur nga Federata Spanjolle me anë të organizimit të miqësores me Brazilin në stadiumin e Real Madridit. Ndeshja mes dy përfaqësueseve do të jetë e nivelit të lartë dhe pritet të paraqiten yje si Vinicius, Raphina, Endrick, Militao e disa të tjerë. Ndeshja miqësore është caktuar për 26 mars, tri ditë pas miqësores së Brazilit kundër Anglisë në stadiumin ikonik “Wembley”.