Brazili luajti me fanella të zeza në pjesën e parë në fitoren kundër Guinesë, në miqësoren në Spanjë të shtunën.
Brazili i është bashkuar kampanjës kundër racizmit.
Amerikano-jugorët nuk shfrytëzuan fanellat e verdha që nga fillimi, në ballafaqimin që përfundoi 4:1 dhe u zhvillua në stadiumin e Espanyolit në Barcelonë. Fanellat e verdha i veshën në pjesën e dytë.
Vinicius Junior ka qenë cak i sulmeve raciste disa herë në Spanjë, derisa luante për Real Madridin.
Joelinton dhe Rodrygo shënuan për 2:0, kurse Serhou Guirassy ngushtoi rezultatin në 2:1.
Eder Militao shënoi tjetër gol për Brazilin, teksa golin e fundit në ndeshje e shënoi Vinicius Junior nga penalltia.
Edhe
Brazili fiton çmimin e FIFA-s për “Fair Play”
Incidenti i fundit për 22-vjeçarin Vinicius Junior ishte kur Real Madridi luajti në Valencia në muajin maj.
Më herët këtë muaj, shtatë persona janë dënuar për racizëm ku cak ishte braziliani.
Para ndeshjes miqësore të së shtunës të dyja përfaqësueset mbajtën një pano ku shkruhej “me racizëm nuk ka lojë”, në gjuhën portugeze.