Përfaqësuesja U-21 e Spanjës e ka fituar me vështirësi ndeshjen çerekfinale të kampionatit evropian të Shpresave.
Golin e fitores 2:1 ndaj Kroacisë, spanjollët e shënuan në minutën e 110-të nëpërmjet Javi Puados.
Puado e shënoi edhe golin e epërsisë 1:0 në minutën e 66-të, ndërsa Kroacia në vazhdime e shtyu ndeshjen e luajtur të hënën në minutën e 94-t. Për barazimin 1:1 shënoi Luka Ivanusec.
Ndërkohë fitore me rezultat të njëjtë shënoi edhe Holanda përballë Francës. Franca kaloi e para në epërsi me golin e realizuar në minutën e 23-të nëpërmjet Dayot Upamecanos, kurse për fitoren e Holandën dy golat i shënoi Myron Boadu. Të parin në minutën e 51-të dhe të fitores në minutën e 93-të.
Në gjysmëfinale do të përballen Holanda kundër Spanjës, kurse gjysmëfinalisti tjetër do të dalë nga çiftet: Danimarka – Gjermania dhe Portalia – Italia. Këto dy ndeshje do të nisin nga ora 21:00.