Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja demolon Kosta-Rikën, shënon shtatë gola në ndeshjen e parë

Spanja e ka nisur furishëm Kupën e Botës, pasi në ndeshjen e parë të grupit ka shënuar fitore bindëse. Të mërkurën, Spanja triumfoi ndaj Kosta-Rikës me shifrat 7:0 në kuadër të Grupit E. Ekipi i trajnerit Luis Enrique ka shkëlqyer në këtë përballje duke dominuar tërësisht ndaj Kosta-Rikës, që nuk pati ndonjë rast shënimi.

Kjo njëherit është edhe fitorja më e thellë deri më tani në turneun e Katarit. Në fakt, Spanja i dha fund çështjes së fituesit qysh në pjesën e parë kur shënoi tri gola. Në minutën e 12-të, Dani Olmo zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Gavit. Golin e dytë për Spanjën, e shënoi Marco Asensio në minutën e 21-të pas harkimit të Jordi Albas.

Ndërsa, dhjetë minuta më vonë, u shënua edhe goli i tretë. Këtë herë, realizoi Ferran Torres nga penalltia, të cilën e fitoi Alba. Në pjesën e dytë, Spanja shënoi edhe tri gola tjerë për ta konfirmuar paraqitjen fantastike dhe fitoren bindëse ndaj Kosta-Rikës.

Rezultatin në 4:0, e ngriti Torres me golin e tij të dytë personal në minutën e 54-të. Golin e pestë e shënoi Gavi në minutën e 74-të pas asistimit të Alvaro Moratas. Në minutën e 90-të Carlos Soler shënoi për 6:0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Morata. Ai shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë nga afërsia pas asistimit të Olmos.


Spanja nuk po ndalet.

Edhe Ferran Torres kalon dyshimet dhe bëhet hero i Spanjës Botërori 2026 Ferran Torres kalon dyshimet dhe bëhet hero i Spanjës

Alvaro Morata ka shënuar edhe golin e shtatë të Spanjës ndaj Kosta-Rikës.

Morata shënoi në minutën e dytë të shtesës.

Eshtë një prej fitoreve më të thella në Kupa të Botës.


Spanja ka shënuar edhe golin e gjashtë ndaj Kosta-Rikës.

Carlos Soler shënoi nga afërsia në minutën e 90-të.


Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka shënuar gol të shkëlqyer ndaj Kosta-Rikës.

Gavi i Spanjës në minutën e 74-t, pas asistimit të Alvaro Moratas, shënoi me gjuajtje të fuqishme e të saktë për rezultatin 5:0.


Ferran Torres ka shënuar edhe golin e dytë personal me Spanjën në Botërorin 2022.

“La Roja” po shkon sigurt drejt fitores me rezultat të thellë.

Edhe Spanja, kampione e botës në futboll Botërori 2026 Spanja, kampione e botës në futboll

Sulmuesi i Barcelonës për 4:0 shënoi në minutën e 54-t.


Spanja ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi të madhe ndaj Kosta-Rikës, në ndeshjen e parë të Grupit E.

Dani Olmo në minutën e 11-të, Marco Asensio në minutën e 21-të dhe Ferran Torres nga penalltia dhjetë minuta më pas, i shënuan golat e epërsisë 3:0.

Përfaqësuesja e Spanjës nuk ka të ndalur në ndeshjen hapëse të Botërorit “Katari 2022”.


Spanja e shënoi edhe golin e tretë ndaj Kosta-Rikës.

Pas penalltisë që e fitoi Jordi Alba, në minutën e 31-të Ferran Torres e dërgoi topin prapa shpinës së portierit Keylor Navas.


Spanja ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Kosta-Rikës.

Pas një tjetër aksioni mirë të ndërtuar, Marco Asensio shënoi pas harkimit të bukur të Jordi Albas, në minutën e 21-të.


Spanja ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Kosta-Rikës.

Edhe Spanja kampione e botës Botërori 2026 Spanja kampione e botës

Golin e epërsisë së Spanjës në minutën e 12-të e shënoi Dani Olmo.

Ai shënoi pas në askioni të bukur, ndërsa për Olmon asistoi Gavi.