Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti thotë se sfida ndërmjet Interit e Romës s’është vendimtare

Luciano Spalletti rikthehet në Olimpico për t’u përballur me ish-skuadrën e tij Romën të dielën mbrëma.

Trajneri i Interit në konferencë për media sot ka thënë se kjo sfidë nuk është vendimtare, pasi është shumë herët, transmeton Koha.net.

“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në qytetin ku ke jetuar për disa vite dhe ende ke lidhje të forta me të. Ende asgjë s’është vendimtare. Siç kam thënë edhe më parë Roma është një nga ato ekipe që mund të ketë një vazhdimësi të rezultateve të mira. Ne duhet të fitojmë aq ndeshje sa është e mundur pa kalkuluar”, është shprehur Spalletti.

Artikuj të ngjashëm