Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është i bindur se do të jetë një rival i madh i Juventusin për garën për titull të këtij edicioni.
Ai ka thënë se Interi është vetëm një nga pesë ekipet e tjera që do të luftojë për titull, transmeton Koha.net.
“Ndjej se këtë edicion kam një ekip më të fortë, jo vetëm për shkak të përforcimeve, por edhe për shkak se njohim më tepër njëri tjetrin dhe i kemi të qarta objektivat. Askush nuk e ka në plan që t’ia dhurojë titullin Juventusin para se të kemi nisur të luajmë. Interi, Napoli, Roma, Milani, dhe Lazio mund të luftojnë për titull, për shkak se të gjithë janë forcuar. Ne jemi një nga klubet që rivalizojmë Juven, më pas shohim çka do të ndodhë”, është shprehur ai.