Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar pjesën e tij të përgjegjësisë për humbjen 4:0 në shtëpi nga Hungaria. Për Anglinë është humbja më e thellë në shtëpi në 94 vjet. Në vitin e largët 1928 kishte pësuar 5:1 nga Skocia. Po ashtu Anglia për herë të parë ka pësuar në shtëpi me katër gola apo më shumë gola dallim, pa ia dalë të shënoi gol në anën tjetër.
“Kemi zgjedhur ekip të ri me energji. Dhe kur ndeshja filloi të shkoi kundër nesh atëherë filloi të duket ashtu si dukej. Është përgjegjësi e imja në fund. Për pjesën e dytë kemi bërë ndryshime me theks në sulm. Mbetëm më shumë hapur kur shtynim para dhe mbetëm shumë hapur në fakt. Gjatë katër ndeshjeve, është përgjegjësi e imja kjo, jam munduar të balancojë duke shikuar te lojtarët e rinj, duke pushuar të tjerët. Por skuadrat nuk ishin mjaftueshëm të forta për dy ndeshjet me Hungarinë. Dy rezultatet tjera ishin pozitive, por kjo sonte është përvojë ndëshkuese”, ka theksuar Southgate, që tani do të jetë në presion të fuqishëm nga mediat angleze.
Southgate ka kërkuar që tifozët të jenë në përkrahje të lojtarëve.
“Kampanja në Ligën e Kombeve ka sjell negativitet dhe presion te ne. Është detyrë e imja të mbroj lojtarët. Rezultatet janë përgjegjësi e imja. Njerëzit me të drejtë do të pyesin se çka jam duke thënë. Por ne është dashur të shohim disa gjëra. Kemi pasur disa mbrëmje të jashtëzakonshme me Anglinë në katër apo pesë vjetët e fundit. Kjo është ana tjetër dhe ky është realitet i futbollit”.