Southamptoni ka shënuar fitore të madhe në shtëpi kundër Leicester Cityt, në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues.
Me këtë fitore të arritur të shtunën, Southamptoni ka bërë hap të madh drejt mbijetesës në elitën angleze.
Carlos Alcaraz i dha epërsinë Southamptonit pas 35 minutave, pasi e mposhti portierin e Leicesterit, Danny Ward.
Tre minuta më vonë, Ward e priti penalltinë e kapitenit të Southamptonit, James Ward-Prowse.
Harry Souttar ka mundur t’i barazonte shifrat në kohën shtesë, por e qëlloi vetëm shtyllën.
Ishte vetëm fitorja e dytë e Southamptonit në shtëpi këtë edicion.
Tani zë vendin e 19-të me 21 pikë.
Po kaq pikë kanë edhe Evertoni në vendin e 18-të dhe Bournemouthi në vendin e fundit.