Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Ndeshja luhet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe fillon nga ora 16:00.
Të dy këto skuadra e kanë arritur edhe më herët këtë trofe. Prishtina është rekordmene me 5 kupa të fituara, ndërsa Vëllaznimi e ka fituar këtë kupë vetëm një herë, shkruan televizioni publik.
Ja lista e plotë e skuadrave me trofetë e Kupës së Kosovës të fituara:
Prishtina – 5 herë (1993/84, 1994/95, 2005/06, 2012/13, dhe 2015/16)
Besa 3 herë (2004/05, 2010/11 dhe 2016/17)
Edhe
Futsal, Prishtina 01 e fiton Kupën për herë të pestë
Flmurtari 2 herë (1992/93, 1995/96)
Feronikeli 2 herë (2013/14, 2015/15).
Ndërsa këtë kupë nga një herë e kanë fituar skuadra si, Gjilani, Trepça 89, Vëllaznimi, Besiana, Kek-u, Drita, Hysi, Kosova e Prishtinës, 2 Korriku, dhe Trepça