Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot zhvillohen finalet e turneut në futsall

Të premten në mbrëmje do të zhvillohen ndeshjet finale të turneut “Lesna Tournamet Prishtina”. Këto finale të futbollit në sallë do të zhvillohen në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe nisin në orën 18:00.

Në ndeshjen e orës 18:00, ekipi i KOHËS luan kundër atij të Federatës së Futbollit të Kosovës, në kuadër të finales së mediave.

Nga ora 18:30 është caktuar finalja e konkurrencës së femrave mes Bazelit dhe Mitrovicës.

Kosova VR dhe Podujeva U15 luajnë në finale të grupmoshës U15, në ndeshjen që është paraparë të nisë në orën 19:00.

Ambasada dhe Veteranët luajnë nga ora 19:30, ndërsa Rilindja U13 luan kundër Top Footballit në orën 20:00.

Finalja e sportistëve me nevoja të veçanta nis në orën 20:30.

Finalja e seniorëve dhe ndeshja e fundit do të nis në orën 21:00.

Ekipi Bjorn luan kundër Smolicës.

KOHA në këtë turne fitoi dy ndeshje në rrugëtimin deri në finale.

Mposhti skuadrën e TËVË1 dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në finale u kualifikua direkt, pas tërheqjes së shortit.

Image
Artikuj të ngjashëm