Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sot tërhiqet shorti i Evropianit në të cilin Kosova synon të marrë pjesë

Foto: Koha

Sot do të tërhiqet shorti për fazën grupore të kampionatit evropian që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Shorti do të tërhiqet nga ora 18:00 në Bukuresht, ka njoftuar UEFA të premten.

Në këtë evropian synon të marr pjesë edhe Kosova. Pasi dështoi përmes kualifikimeve të rregullta, Kosova kërkon të kualifikohet përmes plejofit të Ligës së Kombeve, transmeton Koha Ditore,

Më 26 mars, Kosova takohet në udhëtim me Maqedoninë Veriore, ndërsa nëse fiton më 31 mars takohet me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë në ndeshjen vendimtare. Kosova është në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve.

Fituesi i plejofit të Ligës D do të jetë në grupin C apo F. Në grupin D janë Ukraina e Holanda, ndërsa ndeshjet do të luhen në Amsterdam e Bukuresht.