Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot do të dalin biletat në shitje për takimin ndaj Gjibraltarit.
Ky takim do të jetë i karakterit miqësor dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Biletat për këtë takim mund t’i blini nga ora 17:00 në sistemin online: www.tiks.app, dhe priten të kushtojnë nga 5 deri në 80 euro.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se, sot, në orën 17:00, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar, e cila do të zhvillohet, më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app
Çmimet e biletave janë si vijon:
Veri dhe Jug - 5 euro;
Edhe
Për pak orë shiten 7 mijë bileta për miqësoren mes Kosovës e Gjibraltarit
Lindje - 10 dhe 15 euro;
Perëndim - 15 dhe 20 euro;
VIP - 80 euro”.