Federata e futbollit e Kosovës të hënën pasdite i ka nxjerrë në shitje biletat për miqësoren e 10 tetorit kundër Gjibraltarit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për t’i parë yjet e Kosovës duket se është mjaft i madh, ku brenda pak orësh janë shitur më shumë se gjysma e biletave.
Nga kompania “Tiks”, që është e autorizuar për shitjen online të biletave, kanë thënë për Sportin në KTV se janë shitur rreth 7 mijë bileta brenda tri orësh.
Bileta më e lirë për të parë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit kushton 5 euro dhe vlen për tribunat veri dhe jug.
Në lindje, janë dy lloje të çmimeve, 10 dhe 15 euro, kurse në perëndim 15 dhe 20.
Edhe
Sot dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova - Gjibraltari, çmimet nga 5 - 80 euro
Bileta më e shtrenjtë si zakonisht është në zonën VIP, që kap shifrën e 80 eurove.
Pas miqësores kundër Gjibraltarit që luhet më 10 tetor nga ora 18:00, Kosova më 14 tetor e pret Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.