Për herë të parë me Juventusin në Champions këtë sezon, do të luajë edhe Cristiano Ronaldo, i cili mungoi në dy ndeshjet e para shkaku i infektimit me koronavirus.
Skuadra italiane do të jetë mysafire e Ferencvarosit në Hungari dhe do të kërkojë fitoren e dytë në këtë edicion. Tek ekipi hungarez nuk do të jetë i gatshëm futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, i cili ishte me koronavirus.
Në ndeshjen tjetër të Grupit G, që po ashtu nis nga ora 21:00, Barcelona do të jetë nikoqire e Dynamo Kyivit.
Në Grupin E, Chelsea do të përballet me Rennesin në “Stemford Bridge”, kurse Sevilla e pret Krasnodarin. Të dyja këto takime nisin nga ora 21:00.
Nga ora 18:55 do të zhvillohen dy ndeshje. Lazio do të jetë mysafire e Zenitit, e ku nga minuta e parë pritet të luajë Vedat Muriqi. Në kuadër të Grupit F do të takohen edhe Club Brugge me Dortmundin, takim që do të nisë nga ora 21:00.
Ndërkaq, ndeshja tjetër që zhvillohet nga ora 18:55, është ndërmjet Basaksehirit dhe Manchester Unitedi, duel që i takon Grupit H. Në kuadër të këtij Grupi, nga ora 21:00 luajnë edhe Leipzigu me PSG-në.