Son Heung-min ka kërkuar falje për mungesën e ardhshme te Tottenhami, derisa do të përpiqet të fitojë turneun e futbollit të Lojërave Aziatike me Korenë e Jugut për të shmangur shërbimin ushtarak, që në vendin e tij është i obligueshëm.
Son 26-vjeçar do të luajë vetëm ndeshjen e parë të edicionit 2018/19, që nis më 10 gusht kundër Newcastlet, përpara se të marrë rrugën drejt Indonezisë për t'iu bashkuar përfaqësueses, shkruan Daily Mail.
Ligjet e Koresë së Jugut detyrojnë të gjithë meshkujt që të kryejnë shërbimin ushtarak para moshës 28-vjeçare, përcjell Koha Ditore.
Megjithatë, lëshime bëhen për sportistët e profilit të lartë, të cilët arrijnë suksese duke përfaqësuar shtetin. Kështu që, medalja e artë në Kupën e Azisë do t'u garantonte sulmuesit Son dhe bashkëlojtarëve lirimin nga shërbimi ushtarak...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)