Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sommeri po e studion Leaon dhe Pulisiqin

Yann Sommer - Katar 2022 - Zvicra

Portieri i Interit, Yann Sommer, ka thënë se mezi pret të luajë në “Derby della Madonnina” dhe se është duke i studiuar kundërshtarët, Rafael Leaon dhe Christian Pulisiqin në veçanti, para ndeshjes derbi.

Interi dhe Milani do të luajnë të shtunën në orën 18:00 në derbin e zjarrtë.

“Interi do të thotë traditë dhe përsosmëri. Kur zgjodha ‘nerazzurrët’, shikova fotografinë e madhe. Trajnerin, trajnerin e portierëve, stilin e lojës, stadiumin, tifozët dhe jetën në qytet për familjen time. E kuptova se është vendi i duhur për mua”, ka thënë Sommer në intervistën dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

“Mezi po pres të luaj. Edhe bashkëkombësi im, Ricardo Rodriguez, i cili ka luajtur për Milanin, më ka folur gjithmonë për këtë ndeshje. Është ende herët dhe gjithçka mund të ndodhë. Ka edhe rivalë të tjerë për titull dhe është e vështirë për të parashikuar. Po i studioj të gjithë në detaje për të qenë i përgatitur për çdo situatë të mundshme”, ka theksuar Sommer.

Artikuj të ngjashëm