Trajneri i Manchester Unitedit, Ole-Gunnar Solskjaer, e ka krahasuar Cristiano Ronaldon me legjendën e basketbollit, Michael Jordan.
Sipas trajnerit norvegjez, lojtarët e mëdhenj nuk dorëzohen kurrë.
“Ronaldo është i jashtëzakonshëm. Nëse është dikush që do t’i shkojë topi në minutën e fundit, është ai.Ronaldo është golashënuesi më i mirë në botë. Është e vështirë për mua ta them këtë, sepse ai sapo më kaloi pasi realizoi dy gola. Ai tani ka një gol më shumë se sa unë për Manchester Unitedin, por i lumtë. Goli i fundit i Ronaldos, duhet të jetë një moment sikurse i Michael Jordanit që fitonte kampionatin në kohën shtesë. Askush nuk vë në dyshim qëndrimin dhe karakterin e këtyre lojtarëve. Ata kurrë nuk dorëzohen”, tha Solskjaer.
Ronaldo ka shënuar gjashtë gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve me ekipin anglez. Ai ka realizuar në katër ndeshje rresht dhe e ka thyer rekordin që mbante Ruud van Nistelrooy.