Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është vendosur në krye të ekipit menjëherë pas shkarkimit të ish-trajnerit, Jose Mourinho.
Solskjaer e filloi mbarë punën që në përballjen e parë kundër Cardiffit me rezultat 5-1. Me sa duket 45-vjeçari ndihet shumë mirë në misionin e ri dhe ka shprehur dëshirën të vendoset trajner i përhershëm në fund të sezonit.
“Ky është plani dhe kjo është ajo që puna ime është për momentin, ajo përfundon në fund të majit. Unë jam këtu për të bërë sa më shumë që mundem”, tha Solskjaer, transmeton ksp.
“Nëse vendoset se dikush tjetër do të vijë, atëherë fantastike, dhe nëse vendosni të jem unë, do të pranoj me shumë dëshirë. Nuk do të hyj në detaje, por kemi norma dhe ka një kulturë këtu. Ndonjëherë rregullat më të mira janë ato që shkruhen në mure”, përfundoi ai.
-
Solskjaeri mbetet në krye të Unitedit
-
Unitedi konfirmon Solskjaerin trajner të përhershëm
-
Solskjaer nuk do të jetë thjesht trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit
-
Lojtarët të bindur se Solskjaer do të bëhet menaxher i përhershëm i Unitedit
-
Lojtarët e Unitedit e duan Solskjaerin trajner të përhershëm