Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari është shprehur i bindur se ekipi i tij do të përkujdeset që me sukses të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve.
“Los Blanco” janë në Abu Dhabi për Botërorin e klubeve dhe do të përballen me ekipin japonez, Kashima Antlers në gjysmëfinalen e kësaj gare.
“Për ne është e rëndësishme [Botërori i klubeve] pasi është udhëtim i gjatë për të arritur në këtë fazë. Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ky grup i lojtarëve e kanë arritur këtë sukses. Duhet t’i falënderojmë ata dhe të tentojmë të mbrojmë titullin”, ka thënë Solari.
“E shoh se lojtarët janë të lumtur dhe të përqendruar në këtë garë. Kishte një kënaqësi të veçantë derisa udhëtuam këtu. Janë me përvojë dhe e dinë se është çmim pasi fituam Ligën e Kampionëve”, ka shtuar ai.