Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Smajli suspendohet për doping pasi nuk u gjet në shtëpi

Boksieri më i mirë amator i Zvicrës, Ukë Smajli, nuk do të boksojë të paktën për një vit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është suspenduar përkohësisht nga Komiteti Olimpik i Zvicrës, pasi ka humbur në këtë institucion një rast me Agjencinë Antidoping të Zvicrës dhe kështu nuk do të paraqitet në kampionatin evropian dhe botëror të boksit, që mbahen këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Smajli është suspenduar pasi ka dështuar t'i nënshtrohej një testi antidoping të autoriteteve zvicerane. Smajli 24-vjeçar në vitin 2015 ka prezantuar Zvicrën në Lojërat Evropiane "Baku 2015" dhe në kampionatin evropian.

Ishte përzgjedhur për Lojëra Evropiane, ndonëse me boks, seriozisht ka nisur të merret vetëm në vitin 2009. Bokson në kategorinë gjysmë të rëndë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.