Sllovenia ka triumfuar ndaj Kroacisë në Lublanë në kuadër të Grupit H të eliminatoreve për Botërorin 2022 të futbollit.
Sandri Lovriq në minutën e 15-të e ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes.
Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Rusia triumfoi 3:1 në udhëtim ndaj Maltës, ndërsa Qipro barazoi pa gola në shtëpi me Sllovakinë.