Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovakia organizatore e ndeshjeve në grupin e Kosovës në basketboll

Ndeshjet e Grupit B të para-kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 që do të zhvillohen në nëntor do të luhen në Sllovaki, ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

“Janë caktuar organizatorët e ndeshjeve që do të zhvillohen në muajin nëntor. Për shkak të situatës me pandeminë, një shtet do të jetë organizator i grupit, derisa për takimet e muajit shkurt të vitit të ardhshëm do të vendoset në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që do të mbahet në dhjetor”, thuhet në njoftim.

Sipas FBK-së kriteret më të rëndësishme në zgjedhjen e nikoqirëve ishin garancitë shëndetësore dhe të udhëtimit dhe pajtueshmëria me protokollet shëndetësore të FIBA-s, përfshirë testimin dhe hyrjen e kontrolluar në një mjedis të sigurt.

“Preferenca iu dha kandidaturave nga kombet që janë planifikuar të luajnë dy ndeshje në shtëpi në dritaren e nëntorit, njofton FIBA. Orari i saktë i lojërave do të konfirmohet më vonë këtë muaj”, thotë FBK.

Kosova është në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Edhe Kosova në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për Eurobasket 2029 Basketboll Kosova në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për Eurobasket 2029

“E drejta e organizimit i është dhënë Sllovakisë, në ndeshjet që do të zhvillohen nga 23 deri më 29 nëntor. Kosova do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën në muajin nëntor, derisa në Shkurt 2021 me Luksemburgun dhe Sllovakinë”, thuhet në njoftim.

Dardanët në dy ndeshje kanë shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun në shtëpi.