Prishtina përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se i është bërë kërkesë nga klubi italian, Genoa për ta zhvilluar një miqësore në kryeqytetin e Kosovës.
“Klubi i madh italian, Genoa CFC, ka shprehur gatishmëri që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me FC Prishtinën. Përmes një shkrese dërguar kryetarit tonë, Remzi Ejupit, Genoa CFC ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me skuadrën tonë më datë 5 ose 6 gusht”, thuhet në faqen e FC Prishtinës, transmeton Koha.net.
Më tutje Prishtina thotë se, “me këtë rast, FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje”.
-
Prishtina kërkon që futbollistët e saj të mos luajnë në miqësoret e Kosovës
-
Pas verës së zbehtë të klubeve, Milani ndez atmosferën në Kosovë
-
Donnarumma mezi e pret duelin me Feronikelin
-
Feronikeli arsyeton çmimet e lartë të biletave për ndeshjen me Ac Milanin
-
Miqësoren e 22 marsit Kosova do ta luajë në Prishtinë