Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e Interit merr bonusin e parë pas suksesit në “Champions”

Pronari i Interit, Steven Zhang, ka qenë shumë i kënaqur me suksesin e arritur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe ua ka paguar lojtarëve bonusin e parë të edicionit.

“Nerazzurrët” ishin në formë të mirë në Ligën e Kampionëve, duke i fituar tri nga katër ndeshjet e para të fazës grupore dhe kaluan në fazën nokaut.

Dy fitoret ndaj Salzburgut dhe një tjetër ndaj Benficas, si dhe barazimi me Real Sociedadin, ishin të mjaftueshme që ekipi i udhëhequr nga Simone Inzaghi të kalonte tutje.

Zhang ua pagoi bonusin prej 2 milionë eurove lojtarëve të nënkampionit evropian për suksesin e parë të arritur në këtë sezon.