Skocia ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Skocezët të shtunën gjatë ditës fituan përballë Qipros me rezultatin 3:0, në duelin që i takoi Grupit A kualifikues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJohn McGinn e shënoi golin e parë në minutën e 21-të të ndeshjes me asistim të Andrew Robertsonit.
Dy golat e fundit në duelin që u zhvillua në Hampden Park të Glasgowit, i realizoi Scott McTominay.
Ai shënoi në minutën e 87-të për 2:0, ndërsa golit të tretë dhe të fundit në ndeshje skocezët iu gëzuan në minutën e tretë të kohës shtesë.