Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skënderbeu sqaron transferimin e Kelmendit

Skënderbeu ka sqaruar marrëveshjen për transferimin e mesfushorit nga Kosova, Shend Kelmendi.

Klubi shqiptar ka njoftuar se 22-vjeçari është transferuar nga Trepça 89’, klub që posedonte kartonin e lojtarit.

“Duke parë interesin e tifozëve në lidhje me afrimin më të fundit Shend Kelmendi, ju informojmë se 22 vjeçari u 'vesh' bardhekuq pas arritjes së marrëveshjes mes KF Skënderbeu dhe Trepça 89', klub i cili zotëronte kartonin e lojtarit”, thuhej në sqarimin e Skënderbeut.

“KF Skënderbeu pasi u bind për cilësitë e Kelmendit bleu përfundimisht kartonin e mesfushorit prej ekipit nga Mitrovica”.