Sulmuesi i talentuar, Ermir Rashica, është prezantuar zyrtarisht nga Skënderbeu i Korçës.
Ka shumë javë që Rashica ka stërvitur me Skënderbeun, ndërsa klubi korçar të enjten zyrtarizoi angazhimin e tij. Rashica është zhvilluar te Trepça ’89, ndërsa luajti edhe në ekipin senior në edicionin e kaluar.
Më herët ka pasur raportime të shumta për transferimin e tij në klube evropiane.
Por Rashica 19-vjeçar, do të luaj në Shqipëri në vazhdim të karrierës. Ai vlerësohet për talentin, ndërsa luan për të rinjtë e Kosovës.