Shqiprim Taipi prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut, bën të ditur klubi korçar përmes faqes zyrtare.
“Mesfushori 21-vjeçar së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur sot kontratën që e lidh për 2 vite e gjysmë me klubin bardhekuq”, thuhet në konfirmim, transmeton Koha.net.
Shqiprim Taipi luan në qendër të mesfushës dhe pritet të shtojë konkurrencën dhe do të jetë një forcë më shumë për trajnerin Orges Shehi për 2 fazat e mbetura.