Volejbollistet e Skenderajt kanë shënuar fitore të ngushtë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit. Skenderaj në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë mposhti M-Technologie 3:2 në sete (29:27, 24:26, 19:25, 25:14, 15:13), ndërsa finalistja do të vendoset në ndeshjen e tretë që po ashtu do të luhet në Prishtinë.
Te klubi i M-Technologie faj i kanë vënë ndarjes së drejtësisë. “Ekipit kundërshtar i urojmë për fitoren, kurse ekipit tonë i dëshirojmë suksese në ndeshjen e tretë dhe vendimtare për të arritur deri në finale. Vlen të ceket edhe referimi shumë i dobët i referëve të cilët sot nuk ishin në nivelin e duhur duke lejuar që t’u dalë loja nga kontrolli. Edhe humbja është pjesë e lojës, andaj shpresojmë në një rikthim të suksesshëm të ekipit tonë në ndeshjen e radhës”, shkruan në njoftimin e M-Technlologie.
Fituesja e ndeshjes M-Technologie – Skenderaj, në finale do të takohet me Dritën, që ditë më parë eliminoi në gjysmëfinale, KV Fushë Kosovën.
-
M-Technologie kalon në finale, përballet me Dritën
-
Skenderaj synon vazhdimin e serisë, Drita titullin e kampionit
-
Drita drejt rikthimit të madh dhe titullit të kampionit
-
Drita ia mohon titullin Skenderajt, ngushton epërsinë në serinë finale
-
Volejbollistet e Skenderajt fitojnë ndeshjen e parë finale të plejofit