Miqësorja ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë sot nuk ka dhënë fitues.
Asnjëra prej skuadrave nuk arriti ta gjejë rrugën e golit për 90 minuta, në një ndeshje shumë të barabartë, transmeton Koha.net.
Për Belgjikën në këtë miqësore u paraqit edhe Adnan Januzaj, që hyri në minutën e 46 të ndeshjes në vend të Mertensit.
Januzaj nuk e ka të sigurt ftesën për në Botëror, megjithatë në ditët e ardhshme do të shihet nëse ai ka arritur ta bindë trajnerin Roberto Martinez.