Derbi ndaj rivalëve të përbetuar italian Juventus – Inter nuk ka dhënë fitues.
Në një ndeshje të dominuar nga kampioni i Italisë ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0-0, raporton Koha.net.
Në pjesën e parë Juventusi krijoi shtatë raste shënimi, ndërsa pati 3 goditje brenda kornizës së portës së kundërshtarit, përderisa Interi në këtë pjesëlojë nuk pati asnjë goditje të vetme drejt portës së Juventusit, kurse gjatë gjithë takimit pati vetëm një goditje brenda kornizës së portës së kundërshtarit.
Pas këtij barazimi Juventusi vazhdon të mbjë vendin e tretë me 38 pikë, kurse Interi është lider me 40 pikë.