Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi italian pa fitues

Foto: Reuters

Derbi ndërmjet rivalëve të përbetuar në futbollin italian, ai ndërmjet Interit dhe Juventusit nuk ka dhënë fitues.

Skuadrat ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net.

Të dy skuadrat shënuan nga një gol të bukur.

Ishte Interi ai që kaloi së pari në epërsi përmes Radja Nainggolanit, që me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë çoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

Ai shënoi në minutën e shtatë nga një asistim i Politanos.

Juventusi u kundërpërgjigj në pjesën e dytë përmes Cristiano Ronaldos, i cili shënoi në minutën e 62 pas një asistimit të bukur nga Pjaniq.

Edhe Interi fiton superderbin ndaj Juventusit Futboll 5 muaj më parë Interi fiton superderbin ndaj Juventusit

Ronaldo barazon shifrat ndaj Interit, goli i tij i 600

Portugezi njëherësh shënoi golin e tij të 600-të për klube.

Tabela aktuale në Serie A është kjo: