Kinezja Liu Xiang ka befasuar edhe veten kor notoi kohë rekorde të botës për të fituar garën në not në 50 metra shpinë, të martën në Lojërat e Azisë. Ajo notoi për 26.98 sekonda, duke siguruar titullin e saj të parë të madh.
Kinezja 21-vjeçare përmirësoi rekordin prej 27.06 sekondash që bashkëkombësja e saj Zhao Jing e kishte vendosur me veshje "hi-tech" në Kampionatin Botëror në Romë në vitin 2009, shkruan sot Koha Ditore.
Ky ka qenë rekordi i parë i botës që është thyer në pishinat në Lojërat e Azisë, që kur japonezi Kosuke Kitajima përmirësoi rekordin e tij në 200 metra bretkosë në Busan në vitin 2002.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Kinezja 12-vjeçare shkruan histori, bëhet më e reja me medalje në kampionate botërore
-
Kinezja 12-vjeçare debuton në Botërorin e të rriturve, kualifikohet në finale
-
Cao pa konkurrencë, ia siguron Kinës një tjetër të artë
-
Kina thyen rekordin 64-vjeçar të SHBA-së
-
Thyhet një rekord 12-vjeçar i Olimpiadës