Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sioni ua shkëput kontratat Kasamit e Lenjanit

Foto nga Facebooku i Ermir Lenjanit

Klubi i Superligës së Zvicrës, Sion ka marrë masa drastike duke ua shkëputur kontratat yjeve, përfshirë Pajtim Kasamit e Ermir Lenjanit.

Tetë lojtarë të mërkurën kanë marrë letrën e njëjtë: “Shkëputje e kontratës suaj të punës”, shkruan gazeta “Blick”, transmeton Koha.net.

Disa orë më përpara gjithë lojtarët e Sionit kanë marrë një letër për të treguar nëse pajtohen me masat e marra nga klubi. Bëhet fjalë për pranimin e një marrëveshje për punë afatshkurtër me pagë maksimale 12.350 franga zvicerane të mbuluar nga sigurimi për të papunët.

Shumë lojtarë kanë dashur të këshillohen me avokatët. Ata patën kohë të mërkurën për të lajmëruar nëse pajtohen. Disa lojtarë nuk janë përgjigjur e disa kanë thënë se nuk pajtohen.

Kështu që pronari i Sionit, Christian Constantin ka marrë masa për të shkëputur kontratat.

Lojtarët qartë se do të reagojnë ndaj kësaj.

Edhe Yildizi, pranë vazhdimit të kontratës Futboll 7 muaj më parë Yildizi, pranë vazhdimit të kontratës

Shumë klube janë në vështirësi për shkak të anulimeve shkaku i krizës së koronavirusit.

Edhe klubi tjetër zviceran Zuerich u ka bërë lojtarëve thirrje të heqin dorë nga pagat gjatë kësaj periudhe.

Kasami e Lenjani kanë pasur kontratë të vlefshme me Sionin deri në verë të këtij viti.