Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kabashi dhe Sioni ndajnë rrugët

Arian Kabashi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Sionit që bën gara në elitën e futbollit të Zvicrës.

Lajmi është bërë i ditur të premten pasdite nga faqja zyrtare e Sionit.

“Sioni dhe Arian Kabashi do të ndahen pas skadimit të kontratës. Kabashi ka luajtur në 12-të ndeshje në Superligë me ngjyrat e fanellës së Sionit. 25-vjeçari pësoi dëmtim serioz në ditën e parë të kampionatit 2020/2021. Me mentalitet të fortë, ai luftoi për disa muaj për t’u rikthyer në skuadrën e parë. Para kësaj, ai për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e skuadrës U21, ku në disa ndeshje ishte edhe kapiten. Sioni e falënderon atë për përkushtimin dhe i dëshiron më të mirën në të ardhmen. Faleminderit Arian”, ka shkruar Sioni në sajtin zyrtar.

Mbrojtësi 25-vjeçar Kabashi në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrës U21 të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm