Sioni e ka shkarkuar trajnerin Fabio Grosso pas serisë me pesë ndeshje pa fitore në Superligën e Zvicrës.
Humbja 3:0 nga Lugano të enjten ishte e fundit e Grossos në krye të klubit.
Sioni njoftoi një ditë më pas se fituesi i Kupës së Botës me Italinë është liruar nga detyra si trajner i klubit.
“Pas rezultateve të ekipit të parë që kanë krijuar pakënaqësi të përgjithshme në ekipin e Sionit, është vendosur që Fabio Grosso të shkarkohet. Për ndeshjen e së dielës në Lausanne, klubi do të drejtohet nga një trajner i përkohshëm dhe që nga dita e hënë, do të kërkojmë trajner të ri”, thuhet në njoftimin e Sionit.
Sioni i ka marrë dy pikë nga pesë ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e nëntë në tabelë.