I riu i Milanit, Ismet Sinani, i cili deri më tani mbronte ngjyrat e Shqipërisë, ka vendosur të pranojë ftesën e Kosovës U19.
Sporti në KTV raporton se ftesa i është bërë për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë kundër Portugalisë.
Sinani është ftuar për grupmoshat U19 dhe U21. Kësaj radhe pritet të luajë për U19 pasi ndeshja është e raundit Elite.